TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zhvillimi i kapaciteteve për mbrojtjen kundër dronëve do të jetë një detyrë e përhershme për Gjermaninë në vitet e ardhshme, deklaroi të enjten ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt.
Gjatë një vizite në njësinë e aviacionit të Policisë Federale në Fuldatal, në Gjermaninë qendrore.
Dobrindt tha se pret një “garë armatimesh” mes sistemeve të mbrojtjes kundër dronëve dhe kundërshtarëve që përpiqen t’i kapërcejnë ato.
Njësia e re e Policisë Federale për mbrojtjen kundër dronëve, të cilën Dobrindt e ngriti në dhjetor, aktualisht ka 70 efektivë.
Numri i tyre pritet të rritet në 300 oficerë deri në fund të vitit.
Zgjerimi vjen si përgjigje ndaj incidentit më të rëndë me dron të regjistruar deri tani në Gjermani, i cili ndodhi në fillim të këtij muaji në aeroportin e Leipzigut.
Më 4 gusht, në zonën e sigurisë së aeroportit Leipzig/Halle u zbulua një dron i pajisur me eksploziv dhe mekanizëm shpërthimi, mes avionëve ukrainas të transportit.
Prokuroria Federale e Gjermanisë e përshkroi ngjarjen si një “sulm serioz ndaj infrastrukturës së transportit dhe logjistikës në Gjermani”.
Shumë politikanë dyshojnë për përfshirje ruse. Megjithatë, Dobrindt ka refuzuar të deklarojë publikisht një përgjegjësi të tillë, duke thënë se do të presë përfundimin e hetimeve.
Në bazën e Fuldatalit, pranë Kasselit, ku janë të vendosur 14 helikopterë dhe rreth 120 punonjës, ministrit iu prezantuan dronë që mund të përdoren për kërkimin e personave në shinat hekurudhore ose për identifikimin e zonave të prekura nga zjarret në pyje.
Për ministrin ishte përgatitur gjithashtu një demonstrim i njësisë për çaktivizimin e mjeteve shpërthyese.