TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Antonio Konte kishte premtuar se nuk do të kishte më Inter të çmendur në drejtimin e tij, pro Interi sot ka qenë përsëri i tillë, pasi ka triumfuar me përmbysje 4-2 ndaj Milanit.
Pjesa e parë filloi me Milanin në sulm që ushtroi presing e krijoi raste, duke goditur edhe shtyllën me anë të Çalhanollu. Interi u përgjigj me anë të Godin e Vesino, por pa arritur të gjente rrugën e rrjetës. Ajo u tund nga ana tjetër e fushës kur Ibrahimoviç, i cili ishte i pandalshëm në pjesën e parë të sfidës, pasoi për Rebiç i cili shty topin në rrjetë (40'). Interi i tronditur e pësoi përsëri kur ishte pikërisht Ibrahimoviç (45') ai i cili dërgoi topin në portën e Padelit duke mbyllur 2-0 pjesën e parë për kuqezinjtë.
Por në pjesën e dytë ishte një Inter krejtësisht ndryshe i cili ktheu fatin e kësaj ndeshje brenda pak minutash. Fillimisht ishte Brozoviç (51') i cili me golin e tij ringjalli shpresat e skuadrës dhe vetëm y minuta më vonë Vesno (53') barazoi gjithçka.
Interi vazhdoi të sulmonte pareshtur dhe gjeti golin e avantazhit me De Vrij (71') pas një goditje këndi, avantazh mëse i merituar pas shumë minutash të zhvilluar në gjysmëfushën kundërshtare duke rrezikuar vazhdimisht katërkëndorin e Donarumas. Të dy trajnerët bënë lëvizjet e tyre dhe në radhët e Interit u aktivizua edhe Eriksen, i cili tronditi traversën e portës kuqezi me një goditje dënimi nga distanca e largët. Në minutën e 90, Ibra tundi përsëri shtyllën e zikaltërve, duke bërë që për pak çaste i gjithë stadiumi të heshtte.
Në fund erdhi edhe goli i merituar i Lukakut (90'+3), që vulosi sfidën dhe këtë fitore shumë të rëndësishme për prestigjin në derbi, por edhe për renditjen, pasi Interi iu bashkua përsëri Juventusit në kreun e klasifikimit, me nga 54 pikë.
Inter-Milan 4-2
51′ Brozoviç, 53′ Vesino, 71′ De Vrij, 90’+3′ Lukaku / 40′ Rebiç , 45’+1′ Ibrahimoviç