SPORT, 9 Nëntor 2019, 17:05

Gjasula i pafat në Bundesligë, mesfushori i Kombëtares humbet një penallti

Gjasula i pafat në Bundesligë, mesfushori i Kombëtares humbet

Klaus Gjasula është kthyer në një nga futbollistët më të rëndësishëm te skuadra e Paderbornit. Trajneri i skuadrës i ka besuar edhe shiritin e kapitenit dhe sikur të mos mjaftonte kjo, për të treguar më shumë besim te mesfushori sot i është besuar edhe një penallti në minutën e 7-të ndaj Augsburgut, të cilën e humbi.

Nëse do ta kthente në gol, padyshim që do të ishte një arritje e madhe për mesfushorin e Kombëtares që e ka nisur nga ligat më të ulëta dhe tani e sheh veten kapiten në Bundesligë.

Paderborn e sheh veten në vendin e fundit me vetëm katër pikë.