AKTUALITET, 20 July 2026, 09:13

Shkodër/ Plagosja me thikë e 32-vjeçarit brenda poliklinikës, babë e bir paraqiten në Gjykatë për masën e sigurisë

Në Gjykatën e Shkodrës janë paraqitur sot për t’u njohur me masën e sigurisë Agron Mehmeti dhe Avni Fregjaj, babë e bir pas plagosjes së një 32-vjeçari brenda poliklinikës në Shkodër.

Me masën e sigurisë do të njihet edhe vëllai i të plagosurit Arben Kepëca.

Katër ditë më parë 18-vjeçari Arvin Fregjaj plagosi me thikë 32-vjeçarin Vildan Kepëca. Pas ngjarjes i vëllai Arben Kepëca tentoi të vriste 18-vjeçarin, por fatmirësisht ngjarja u parandalua nga policia.

Ndërkohë babai i të riut u arrestua si bashkëpunëtor në krim.