TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fundjava dhe fillimi i javës së ardhshme do të vijojnë me temperatura të larta dhe mot kryesisht të kthjellët në vendin tonë.
Sinoptikania Elida Maloçali, bëri të ditur se kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 39-41 gradë Celsius.
Gjatë fundjavës pritet mot i kthjellët me vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore. Ditën e diel mund të ketë reshje të izoluara shiu në disa pjesë malore të vendit.
Era do të fryjë nga perëndimi me shpejtësi rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare pritet të forcohet deri në 16 m/s.
Edhe fillimi i javës së ardhshme do të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe temperatura të larta. Sipas sinoptikanes, nuk priten ndryshime të ndjeshme në vlerat termike, me temperaturat që do të vijojnë të luhaten nga 39 deri në 41 gradë Celsius.