AKTUALITET, 7 August 2026, 13:12

Humbën jetën në aksidentin tragjik, këta janë nënë e bir nga Shqipëria! Ishin nisur për në punë, por fati i kishte rezervuar udhëtimin e fundit

Humbën jetën në aksidentin tragjik, këta janë

Një familje u zhyt në zi dhe një komuniteti i tërë lokal në Greqi ka mbetur i tronditur nga aksidenti tragjik që i mori jetën dy personave, nënë e bir 43 dhe 21 vjeç me origjinë shqiptare.

Ngjarja tragjike ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, (7 gusht), ku të dy ishin nisur për ne punë, por fati i kishte rezervuar diçka tjetër. Udhëtimin e tyre të fundit!

Gruaja 43-vjeçare dhe djali i saj 21-vjeçar humbën jetën menjëherë kur makina me të cilën udhëtonin u përplas ballë për ballë me një kamion , në rrethana që po hetohen nga autoritetet.

Pamjet e aksidentit që  i mori jetën dy personave është filmuar nga një kamera e instaluar në kamion dhe do të administrohet nga autoritetet helene për ti ardhur në ndihmë zbardhjes së plotë të rrethanave të aksidentit.

Sipas informacioneve që citohen nga mediat greke djali 21 vjeçar ka qenë duke drejtuar makinën, ndërsa nëna e tij ishte pasagjere në sediljen e parë.

Përplasja ishte aq e forta, saqë të dy, nënën e bir ishte e pamundur të mbijetonin.

Familja, me origjinë nga Shqipëria, jetonte në Paleokomi dhe e kishte ndërtuar jetën e saj në atë zonë me dinjitet dhe punë të palodhur. Nënë e bir punonin në të njëjtën kompani të madhe blerje dhe menaxhimi pasurish të paluajtshme, me seli në plazhin e Ofrynit (Tuzla), dhe atje po shkonin kur fati kishte rezervuar fundin më tragjik për ta.

Ata lënë pas një familje që do të përballet me një humbje të paimagjinueshme. Babai dhe vajza e familjes tani përballen me një boshllëk të madh, pasi brenda pak sekondash humbën dy nga njerëzit e tyre më të dashur.