TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Llazi Miho” në kryeqytet, ku një fëmijë 10 vjeç është përplasur njëkohësisht nga dy mjetet njëri pas tjetrit. Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e motomjetit, ndërsa ka nisur procedimin në gjendje të lirë për shoferin e makinës i cili u largua nga vendngjarja.
Sipas të dhënave zyrtare, i mituri 10-vjeçar fillimisht është përplasur nga një motomjet që drejtohej nga një 27-vjeçar, i cili udhëtonte pa leje drejtimi. Menjëherë pas goditjes së parë nga motori, fëmija dyshohet se është përplasur edhe nga një automjet tjetër që drejtohej nga një 47-vjeçar.
Pas përplasjes së fëmijës, 47-vjeçari është larguar nga vendi i aksidentit me automjetin e tij. Megjithatë, pas veprimeve kërkimore të shërbimeve të Policisë, ai u identifikua dhe u kap, duke u vënë nën procedim penal në gjendje të lirë.
Nga ana tjetër, efektivët e policisë arrestuan në flagrancë 27-vjeçarin që drejtonte motomjetin pa patentë.
Fëmija 10-vjeçar është transportuar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Bluzat e bardha bëjnë me dije se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.