TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka zhvilluar kontrolle në disa banesa në zonën e Bërxullës, në kuadër të hetimit për vrasjen e Edmond Sulës, ngjarje e ndodhur më 12 korrik të këtij viti në derën e shtëpisë në Vorë.
Gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje, ndërsa autoritetet po analizojnë të gjitha pistat që mund të çojnë në identifikimin e autorëve të atentatit. Mësohet se fokusi i këtyre kontrolleve ka qenë në pronat dhe banesat e pjesëtarëve të familjes Loci, ku janë kërkuar prova materiale që mund t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.
Pista kryesore ku po përqendrohen hetuesit lidhet me një konflikt të mundshëm pronësie mes viktimës Edmond Sula dhe personave të shoqëruar. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësve.
Ngjarja
Vrasja ndodhi më 12 korrik, ku autori e ka pritur 50-vjeçarin deri në momentin kur ai ka zbritur nga automjeti dhe po hynte në banesën e tij, në Bërxullë dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar autorin teksa largohet në këmbë nga vendi i krimit. Më pas, dyshohet se ai është marrë me automjet nga persona të tjerë që e kanë ndihmuar të largohet.