AKTUALITET, 5 Shtator 2019, 14:22

Frendo mesazh gjatë meshës: Të angazhohemi për paqe, po përjetojmë një moment tensioni

Frendo mesazh gjatë meshës: Të angazhohemi për paqe, po


Mesha për 3-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës është mbajtur paraditen e së enjtes në Katedralen “Shën Pali” të Tiranës.

Imzot Georgo Frendo, tha gjatë fjalës së tij se vendi po kalon një moment tensioni, ndaj dha një mesazh për tejkalimin e krizës.

“Po përjetojmë një periudhë tensioni në Shqipëri. Të gjithë ata që kanë përgjegjësi për rendin të dëgjojnë apelin e Nënë Terezës.

Të gjithë të angazhohemi për një Shqipëri më paqësore. Një mesazh tjetër që jep Nënë Tereza është që tw jemi tw ndjeshëm ndaj nevojave të shoqërisë.

Njeriu bëhet pjese e një familje më te madhe. Nuk duhet të mbetemi indiferent para situatave dhe personave që kanë nevojë për ndihmë.

Sot në një shoqëri që po bëhet anonime që po përjetohet globalizimi i indiferencës, Nënë Tereza na tregon që në fytyrën e çdo njeriu të shohim imazhin e Zotit”, u shpreh imzot Georgo Frendo.