AKTUALITET, 5 Shtator 2019, 13:59

VIDEO/ Berisha: Saimir Tahiri në spitalin privat, kush është “Mili i Partisë” që dyshohet se ka takuar

VIDEO/ Berisha: Saimir Tahiri në spitalin privat, kush është


Një video është publikuar në rrjetet sociale nga ish-kryeministri, Sali Berisha për të cilin thotë se është regjistruar në ambientet e një spitali privat në kryeqytet.

Berisha shkruan përkrah videos se kjo vizitë është mister ndërsa shton në vijim duke ngritur edhe një pyetje “Vizitoi Milin e Partisë?’ ndërkohë nuk dihet se për kë e ka fjalën ish-kryeministri, por vlen për të theksuar se Berisha i është adresuar shpesh me këtë pseudonim Emiljano Shullazit.

Ndërsa në pamjet e publikuar shihet Tahiri pranë recepsionit në hollin e spitalit teksa konsultohet me mjekët, por është ende e pa ditur nëse ka të bëjë me një vizitë personale apo interesohet për ndonjë të njohur ose të afërm të tij.

Shënimi i Berishës:

Saimir Trafiku ne Spitalin Amerikan!

Mister kjo vizite e tij! Ke takoi?

Interesohet per ….?

Vizitoi Milin e Partise?

Shikoni videon e qytetarit dixhital. sb