TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka reaguar pas arrestimit të 15 biznesmenëve në kryeqytet, të cilët kishin krijuar një skemë mashtrimi me rimbursimin e faturave të TVSH-së.
Sipas policisë një shoqëri e vetme ka plotësuar të dhëna sikur ka kryer blerje te 14 biznese të tjera, por gjithçka ka qenë fiktive. Pra shit-blerjet janë bërë vetëm me letra, për të përfituar 20% të rimbursimit të TVSH-së.
“Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi këta shtetas me aktivitete të ndryshme ekonomike si: Ndërtime konstruksion godinash, ndërtime të ndryshme, import, eksport, tregtim me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshme industrial, ushqimore, makineri e pjesë këmbimi, pajisje elektrike, elektronike, hidraulike, lëndë të para, materiale ndërtimi kanë kryer shitje dhe blerje të faturave fiktive në total në vlerën 182.677.020 lekë me TVSH 25.704.243 lekë të reja.
Shitjet janë kryer vetëm tek një subjekt tregtar për të cilin nuk jepen të dhënat për arsye hetimi.
Nga analizimi i librave të blerjes rezultojë se shoqëria në total nuk ka kryer asnjë blerje ose importe sipas deklarimeve të subjektit në organin tatimor. Subjekti gjithashtu nuk ka bërë asnjë deklarim tjetër në organin tatimor“, – thotë policia.
Njoftimi i policisë:
Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Në pranga 15 administrator të shoqërive dhe kompanive të ndryshme.
Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Informaliteti”, në kuadër të cilit u ndaluan 15 shtetas, administrator në kompani dhe shoqëri biznesi, konkretisht u ndaluan shtetasit:
B. P., I. D., H. S., F. F., Sh. P., A. B., Sh. J., M. N., P. B., V. M., A. L., R. K., R. R., V. K dhe Rr. B.
Ilia Dimo
Ardian Bejko
Mhill Ndreca
Rrapo Baduni
Albert Ahmeti
Shkëlqim Prodani
Besnik Pelivani
Astrit Lala
Shpresa Joanidhi
Fatmir Firi
Paqsor Buzi
Vangjush Mbirce
Rabi Kurti
Riza Roshi
Haxhi Sala
Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi këta shtetas me aktivitete të ndryshme ekonomike si: Ndërtime konstruksion godinash , ndërtime të ndryshme, import,eksport, tregëtim me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshme industrial, ushqimore, makineri e pjesë këmbimi, pajisje elektrike, elektronike, hidraulike, lëndë të para, materiale ndërtimi kanë kryer shitje dhe blerje të faturave fiktive në total në vlerën 182.677.020 lekë me TVSH 25.704.243 lekë të reja. Shitjet janë kryer vetëm tek një subjekt tregëtar për të cilin nuk jepen të dhënat për arsye hetimi.
Nga analizimi i librave të blerjes rezultoj se shoqëria në total nuk ka kryer asnjë blerje ose importe sipas deklarimeve të subjektit në organin tatimor. Subjekti gjithashtu nuk ka berë asnjë deklarim tjetër në organin tatimor.
Në kuadër të këtij proçedimi janë shpallur disa shtetas në kërkim, ku për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjëra.
Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave” .
Të arrestuarit
Një nga emrat e arrestuar është ai i Besnik Pelivanit, i cili është administrator i kompanisë së ndërtimit A.B.BE.
Ilirjan Dimo, është një tjetër emër i arrestuar, ndërkohë që në pranga kanë rënë edhe Haxhi Sala pronar i kompanisë ‘LEKSI SECURITY’ dhe Astrit Lala, i cili po ashtu është ortak i kompanisë ‘LEKSI SECURITY ’.
Referuar të dhënave Leksi Security shtrin aktivitetin nga ruajtja e objekteve dhe institucioneve publike dhe private, te instalim dhe përdorim i sinjalistikës të radioalarmit dhe pajisjeve të tjera të vëzhgimit, si dhe shoqërimin dhe ruajtjen e vlerave monetare.
Gjithashtu në veprimtarinë e saj përfshihet furnizim, instalim dhe mirëmbajtje i pajisjeve te telekomunikacionit dhe radio ndërlidhjes/import eksport me shumicë dhe pakicë i materialeve te teknologjisë 2 elektrike dhe elektronike, pajisje për navigacion. Import eksporte dhe shitje, ndërtim dhe mirëmbajtje e avionëve dhe pjesëve të tyre, detektive dhe investigues private.
Po kështu është arrestuar Shpresa Joanidhi, administratore e një biznesi.
Fatmir Firi, administrator i kompanisë ARB & TRANS 2010, është një tjetër emër i arrestuar me urdhër të prokurorisë. Kompania në fjalë është e regjistruar për eksportimin dhe importimin, tregtimi me shumicë e pakicë i mallrave industriale, bujqësore, blegtorale, automjete e pjesë këmbimi, pajisje elektroshtëpiake, elektronike materiale ndërtimi te çdo lloji, lendë drusore, bojrave të ndryshme plastike për mure e fasada, kimikate dhe lënde të para, prodhime druri etj.
Kompania ka aktivitet në fushën e transportit të brendshëm e të jashtëm për udhëtarë e për mallra në mënyrë tokësore si dhe servise për të gjitha llojet e automjeteve. Gjithashtu ka aktivitet në fushën e ndërtimit, gërmim dheu dhe prodhim materiale ndërtimi, etj.
Operacioni është ndërmarrë pas një hetimi disa mujor. Mësohet se personat e arrestuar dyshohet se kanë rregjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je shitje (fiktive) për subjekte të treta.
Në këtë mënyrë është krijuar një skemë mashtrimi përmes të cilës kryeshin shitje fiktive, por duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së në blerje.