AKTUALITET, 5 Shtator 2019, 11:47

Vrau me thikë shokun më pas ia mbathi, arrestohet 22-vjeçari Fatjon Keta në Bulqizë


Policia e Shtetit ka arrestuar pas një ore autorin e vrasjes së 20-vjeçarit, Arlind Pasha në Bulqizë.

Fatjon Keta u arrestua teksa po tentonte të fshihej pas asaj që ndodhi mes tij dhe Pashës.

22-vjeçari Keta e kishte shok viktimën, dhe ende nuk janë zbardhur rrethanat e plota të aktit të rëndë.

Fatjon Keta

Po ashtu bëhet e ditur se 22-vjeçari, njihej si njeri problematik në lagje, pasi ushtronte edhe dhunë të vazhdueshme ndaj familjarëve të tij, (Ditën e sotme ka dhunuar nënën dhe motrën).

Këta të fundit kishin njoftuar shpesh herë policinë, ndërsa autori pas shoqërimeve lihej i lirë. Po ashtu ai dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se me vete mbante çdo ditë thikë.

Ngjarja

Pas një sherri për motive të dobëta, Fajton Keta, 22 vjeç, goditi me thikë shokun e tij, të cilin e kishte edhe në lagje, duke i shkaktuar atij vdekjen.

21-vjeçari Arlind Pasha humbi jetën rrugës për në spital.

Ndërkohë, policia e ka arrestuar Ketën pas një ore, sepse u arratis nga vendi i krimit.

(Arlind Pasha)

(Vendi i vrasjes)

(Autori i vrasjes Fatjon Keta)