AKTUALITET, 5 Shtator 2019, 11:19

FOTO+EMRI/ U vra me thikë në Bulqizë, ja kush është 21-vjeçari


Personi që shihni në foto është Arlind Pasha, 21-vjeçari që mbeti sot viktime e një sherri me thikë. Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të qytetit të Bulqizës.

Mësohet se Fajton Keta, 22 vjeç, pas një sherri verbal ka qëlluar të riun, të cilin e kishte edhe në lagje. Ky i fundit ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Në foto shihet viktima i cili mban në duar një pistoletë.

Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe arrestimin e autorit, që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.