TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një burrë 70 vjeç hapi zjarr në mes të një rruge në Bastia, Korsikë pasditen e sotme dhe më pas u fsheh pas 2 pengjeve. Gjashtë persona u plagosën, ndërsa një mbeti i vrarë, siç kanë raportuar autoritetet lokale. Autori u mbyll më pas në shtëpinë e tij.
Policia është duke zhvilluar një operacion për kapjen e autorit. Të shtënat me armë ndodhën në lagjen e Montesoro. Një përfaqësues i prefekturës tha se ishte “një individ i armatosur”. Prokurori Karolin Taro, i cili ishte në vend, tha se një nga të plagosurit është në situatë serioze.
Ndër viktimat është një polic i cili është transferuar në një spital. Nuk dihen motivet që e shtynë autorin të kryente një sulm të tillë.