SPORT, 9 Nëntor 2019, 22:28

Foto/ Muri i Berlinit rrëzohet 30 vjet më pas: Hertha dhe Leipzig “së bashku kundër mureve”

30 vjet ekzakt nga rënia e murit të Berlinit, era e ndryshimit për Gjermaninë dhe gjithë Europën, riprodhohet në një koreografi sinjifikative e organizuar nga tifozët e Hertha Berlin e Leipzig. Një inskenim i murit që ndante dy Gjermanitë, atë Lindore me atë Perëndimore mes përmes Berlinit, është vendosur në stadiumi, me të shkrimin “Së bashku kundër mureve, së bashku në Berlin”: muri është rrëzuar nga tifozët e dy skuadrave në sytë dhe duartrokitjet e futbollistëve.