TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Leagia e Varshavës befason Spartakun e Moskës në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Europa League për këtë sezon (Grupi C), falë dyshesh shqiptare Lirim Kastrati-Ernest Muçi.
Ishin pikërisht sulmuesi “dardan” dhe ish-futbollisti i Tiranës që pas kombinimit mes tyre në minutat shtesë u dhanë goditjen vdekjeprurëse moskovitëve, që nuk patën më as kohë për të reaguar, duke u dorëzuar 0-1.
Pavarësisht se topin në rrjetë e shtyu Kstrati, meritë të veçantë ka Ernest Muçi me shpërthimin e tij, që ia bëri të thjeshtë bashkëkombësit të tij realizimin e golit.
Dhe të mendosh që të dy futbollistët shqiptarë u aktivizuan në pjesën e dytë, Kastrati në të 59-tën dhe Muçi në të 83-tën. Lojtari tjetër shqiptar i afruar së fundmi nga Leagia, Jurgen Çelhaka, qëndroi në stolin e rezervave.