TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajme të këqija në shtëpinë e Milanit, sulmuesi dhe lideri kryesor i kuqezinjve, Zlatan Ibrahimoviç do të mungojë në ndeshjen që “djalli” do të luajë nesër në mbrëmje ndaj Liverpulit në “Anfield”, të vlefshme për takimin e parë të fazës së grupeve në Champions.
Këtë lajm e ka publikuar gazetari i njohur italian, Fabricio Romano në profilin e tij të rrjetit social “Twitter”, nga ku deklaron se bomberi suedez ka dëmtuar “Tendinën e Akilit” duke mos qenë pjesë e ndeshjes debutuese të Milanit në Champions pas 7 vitesh mungesë.
Një goditje për tranjnerin, Stefano Pioli i cili do të bëjë pa liderin dhe sulmuesin kryesor të ekipit, i cili realizoi dhe një gol në fitoren ndaj Lacios në fundjavë.