SPORT, 15 Shtator 2021, 10:04

Për pak nuk ndodhi tragjedi/ Vershtapen i kaloi mbi kokë me makinë Hemiltonit

Për pak nuk ndodhi tragjedi/ Vershtapen i kaloi mbi kokë me
Një incident i frikshëm u regjistrua në Çmimin e Madh të Italisë, në pistën e Monzës, i cili për fat të mirë nuk përfundoi në tragjedi. Piloti i Red Bullit, Maks Vershtapen, fluturoi me makinën e tij mbi Mercedesin e Hemiltonit, teksa goma e makinës, preku kokën e britanikut. Një aksident i pazakontë ku Luis Hemilton rrezikoi seriozisht jetën. Makina e holandezit praktikisht kaloi mbi kokën e tij dhe po të mos ishte për sistemin Halo që është vendosur në makina, mund të regjistrohej një tragjedi.