AKTUALITET, 30 October 2026, 13:20

Identifikohet një nga autorët e grabitjes në “Rrugën e Kombit” në 2021, shpallet në kërkim 36-vjeçari

Identifikohet një nga autorët e grabitjes në “Rrugën e

Policia e Lezhës ka identifikuar një nga personat e dyshuar për grabitjen me armë zjarri të ndodhur më 31 gusht 2021, në Rrugën e Kombit, në territorin e Mirditës. Gjatë ngjarjes, shtetasit A. K., iu vodh një shumë parash nën kërcënimin e armës së zjarrit.

Pas hetimeve të thelluara, të zhvilluara nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Pasurisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, është identifikuar si një nga autorët e dyshuar shtetasi N. K., 36 vjeç, banues në Pukë.

Gjykata e Lezhës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij.

Gjatë hetimeve është identifikuar edhe një person tjetër, i dyshuar për përfshirje në ngjarje, por për arsye hetimore nuk janë bërë publike të dhëna të tjera për të.

Policia po vijon punën për kapjen e 36-vjeçarit, dokumentimin e plotë të grabitjes dhe identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm.