AKTUALITET, 30 October 2026, 12:24

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese gjatë protestës së djeshme në Tiranë, arrestohet 19-vjeçari nga Dibra! 5 persona të tjerë nën hetim

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese gjatë protestës së

O.Cishkeku, 19-vjeçari nga Dibra është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë ka thyer me sende të forta xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese.

Në vijim të hetimeve, 5 persona të tjerë janë vënë nën hetim për veprime të kundërligjshme gjatë protestës.

Hetimet përfshijnë disa vepra penale, mes tyre shkatërrimin e pronës, pengimin e qarkullimit dhe kundërshtimin e punonjësve të policisë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar dje:

-u arrestua në flagrancë shtetasi O. C., 19 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka thyer me sende te forta, xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese;

-u proceduan në gjendje të lirë 5 shtetas, autorë të dyshuar të veprimeve të kundërligjshme gjatë këtij tubimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “ Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.