TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjurmimi i pasurive me origjinë të paligjshme dhe sigurimi i provave elektronike në hetimet e korrupsionit ishin dy nga çështjet kryesore që mblodhën në Tiranë 70 hetues dhe prokurorë nga 28 vende në një takim të organizuar nga SPAK.
Takimi u zhvillua nga 27 deri më 29 tetor, ku hetuesit dhe prokurorët shkëmbyen përvoja mbi mënyrat e hetimit të korrupsionit, përdorimin e ligjshëm të informacioneve fillestare dhe vërtetimin e origjinës së paligjshme të pasurive.
Një nga temat e diskutuara ishte edhe bashkëpunimi mes autoriteteve të vendeve të ndryshme, sidomos në rastet kur personat që hetohen, informacionet dhe pasuritë ndodhen jashtë kufijve të një shteti. Në këto raste, sigurimi i provave kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të tre organizatave ndërkombëtare.
Ky ishte takimi i 16-të i Rrjetit të Organeve Ligjzbatuese (LEN), pjesë e Rrjetit Kundër Korrupsionit të OECD-së për Europën Lindore dhe Azinë Qendrore.
Takimi u bashkorganizua nga SPAK dhe OECD, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.