AKTUALITET, 11 September 2026, 11:34

"Është me qira"/ Akuzat e PD për makinën e Ramës, Ismaili: Paguhet nga buxheti i PS, përdoret edhe për aktivitete partiake

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili iu përgjigj akuzave se kryeministri Edi Rama lëviz me makinë me vlerë 100 mijë euro.

Ministrja u shpreh se ajo makinë është marrë me qira dhe paguhet nga buxheti i PS, pasi sipas Isamilit, ai automjet përdoret edhe për aktivitete të tjera partiake.

Ministrja shtoi se kjo makinë është marrë për arsye sigurie për kryeministrin dhe ka qenë edhe kërkesë nga Garda.

“Makina që kryeministri përdor, është me qira, paguhet nga buxheti i PS. Është kërkesë e bërë me merak të shtuar nga kryeministri.

Makina që përdor, përdoret edhe për aktivitetin e tij partiak, sa përket cilësimeve të makinave, ato janë edhe për çështje sigurie të cilat janë të orientuara edhe nga Garda e Republikës, bazuar në sigurinë që kryeministri duhet të ketë”, tha Ismaili.