TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria reagoi ndaj audiopërgjimit të publikuar nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe akuzave për trafik armësh. Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Eriona Ismaili refuzoi të komentojë pretendimet, ndërsa i bëri thirrje Ahmetajt të ketë guximin dhe të vijë në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë.
“Më vjen ndot të jap përgjigje për deklarimet të të arratisurve nga drejtësia e Republikës së Shqipërisë. Është një kërkesë që dua t’ia bëj në mënyrë direkte personit që ka nxjerrë këto përgjime, sikurse ka guximin që të hedhë llum mbi projekte të qeverisë shqiptare, të gjejë guximin dhe të vijë të përballet me drejtësinë shqiptare. Më vjen dot të jap përgjigje të deklaratave të bëra publike nga njerëz që janë zhdukur në llumin e tyre”, tha Eriona Ismaili.
Por ndërsa gazetarja insistoi në pyetjen nëse paketohen apo prodhohen armë në Shqipëri, ajo vijoi:
“Ajo që mund të them është se KAYO është një nga krenaritë për sa i përket projekteve të implementuara nga qeveria, dhe që normalisht më vjen ndot që të jap përgjigje të deklaratave të bëra publike nga njerëz që janë zhytur në llumin e tyre”.