TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, në përfundim të mbledhje të qeverisë njoftoi tre marrëveshje të rëndësishme me qeverinë gjermane.
Karakaçi tha se tre marrëveshjet lidhen me rehabilitimin e konvikteve, modernizimin e HEC-it të Vaut të Dejës dhe dixhitalizimin e sistemeve të Operatorit të Transmetimit.
Sipas ministrit, projektet synojnë përmirësimin e infrastrukturës, zgjatjen e jetëgjatësisë së veprës energjetike dhe menaxhimin më efikas të flukseve të energjisë.
Karakaçi nënvizoi se po punohet për krijimin e një fondi të eficiencës së energjisë.
Karakaçi: Kemi nënshkruar tre marrëveshje me qeverinë gjermane, për tre projekte të rëndësishme. lidhet me rehabilitimin e konvikteve, vijojmë punën për 14 konvikte në vijim. Programi i dytë është rehabilitimi i HEC Vau i Dejës, në vepër e rëndësishmë energjitike, i shtojmë jetëgjatësinë me 30 vite. Programi i tretë, dixhitalizimi i sistemeve të operatorit të transmetimit, me qëllim menaxhimin e flukseve të energjisë.
Ne kemi përmbyllur 2 programet e para të eficiencës së energjisë elektrike për panelet diellore për ujin e ngrohtë që kanë përfituar 4 mijë klientë familjarë dhe që janë realizuar brenda një kohe shumë të shkurtër. Ndërkohë Agjencia e Eficiensës së Energjisë Elektrike ka programe specifike për rehabilitimin e pallateve dhe ndërtesave në qytete të caktuara.
Një ndër elementët që ne do përpiqemi ta kemi në fuqi brenda këtij viti, ku parashikojmë krijimin e një fondi të eficiencës së energjisë. Ky fond do ketë një vlerë të caktuar parash që do menaxhohet nga një bord specifik që do japi mbështetje për të gjithë qytetarët dhe bizneset për eficiencën e energjisë.