TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo prezantoi sot ekipin e ri drejtues që do të ndjekë nga afër zhvillimet dhe reformat në pushtetin vendor, Oltjon Muzakën, zëvendësministër me fushë përgjegjësie për çështjet e pushtetit vendor, dhe Anxhela Paparizon, drejtoreshë të re të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.
Duke vlerësuar sfidat që përballon sot pushteti vendor, ministri Demo theksoi nevojën për një ritëm dhe standard të ri pune, me fokus te reformat në proces, përmbushja e detyrimeve të Kapitullit 22, digjitalizimi, forcimi i kapaciteteve të bashkive dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët.
Demo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përkthimit në rezultate konkrete në territor të programeve si Paketa e Maleve dhe Rilindja Urbane 2.0, duke krijuar më shumë mundësi për komunitetet dhe një profil të ri zhvillimi për qytetet dhe zonat rurale.
“Na duhet koordinim më i fortë, lidership dhe angazhim maksimal nga i gjithë ekipi”, u shpreh Demo, duke vendosur si objektiv një pushtet vendor më të aftë, më modern dhe më pranë qytetarit.