AKTUALITET, 5 October 2026, 14:04

Operacioni/ Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Ja çfarë iu gjetën në banesë

Operacioni/ Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Shkolla të pastra”, që synon goditjen e shitjes së lëndëve narkotike pranë ambienteve shkollore.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij në Kombinat u gjetën mbi 1 kilogram kanabis, një sasi kokaine, tre peshore elektronike, dy celularë dhe një shumë parash, e dyshuar se ishte përfituar nga shitja e drogës në doza.

“Vijon operacioni policor i koduar “Shkolla të pastra”, për parandalimin dhe goditjen e shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave. Finalizohet një tjetër fazë e këtij operacioni, vihet në pranga një 35-vjeçar. Sekuestrohen mbi 1 kg kanabis, një sasi kokaine, 3 peshore elektronike, 2 celularë dhe një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike në doza.

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacionit “Shkolla të pastra”, si rezultat i punës operative, në Kombinat, në afërsi të perimetrit të sigurisë së një shkolle, kapën në flagrancë shtetasin A. K., 35 vjeç”, tha policia e Tiranës sot (5 tetor).

Nga kontrollet fizike dhe në banesë, këtij shtetasi iu gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe mjete për ndarjen e tyre në doza.

Nga informacionet e siguruara dhe veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas tentonte të shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave, si dhe në ambiente të tjera në Kombinat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.