AKTUALITET, 5 October 2026, 13:57

Ngjarja e paprecedentë/ Barkodi për të promovuar Kalanë e Libohovës të çonte në faqet pornografike, drejtori Duka: Faqja është hakeruar, QrCode-i u hoq

Ngjarja e paprecedentë/ Barkodi për të promovuar Kalanë e

Një barkod (QR Code) i vendosur në tabelën informuese të Kalasë së Libohovës, në vend që t’u jepte turistëve informacion për monumentin, i çonte në një faqe me përmbajtje pornografike. 

Rasti u zbulua nga vetë vizitorët. Pasi skanonin kodin me telefon, në ekran u shfaqeshin pamje të papërshtatshme. Ata njoftuan më pas autoritetet lokale.

Pasi u njoh me rastin e paprecedentë, Bashkia Libohovë hoqi bar-kodin nga tabela dhe nisi verifikimet.

Mbetet e paqartë sesi ka ndodhur ky gabim, por sipas autoriteteve, problemi mund të ketë ardhur nga hakerimi ose skadimi i domenit të përdorur nga një kompani e huaj që kishte vendosur bar-kodet vite më parë, ndaj është kërkuar krijimi i një aksesi të ri dhe kontrolli i të gjitha bar-kodeve të vendosura në sitet turistike.

Drejtori i Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Ardis Duka thotë se tashmë ky barkod është hequr nga tabela informuese për Kalanë e Libohovës.

Duka pe meriat, pretendoi se barkod i ishte vendosur rreth 6 vite më parë, në kuadër të një projekti të realizuar nga një organizatë jofitimprurëse. Në atë kohë ishte krijuar edhe një faqe interneti vetëm për Kalanë e Libohovës, ku turistët mund të merrnin informacion për monumentin.

Sipas Dukës, faqja ishte lënë pa mirëmbajtje dhe më pas është hakeruar. Duka thotë se do të verifikojnë kontratën e projektit, për të parë se çfarë parashikonte dhe kush kishte përgjegjësinë për mirëmbajtjen e faqes.

Ngjarja e paprecedentë/ Barkodi për të promovuar Kalanë e

Ngjarja e paprecedentë/ Barkodi për të promovuar Kalanë e

Ngjarja e paprecedentë/ Barkodi për të promovuar Kalanë e

Ngjarja e paprecedentë/ Barkodi për të promovuar Kalanë e