AKTUALITET, 21 Korrik 2021, 08:44

Dyshohet se plagosi me thikë fqinjin, arrestohet 31 vjeçari në Cërrik

Dyshohet se plagosi me thikë fqinjin, arrestohet 31 vjeçari në

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në përdorimin e armëve të ftohta në Cërrik.

Policia bën dije se në fshatin Shalës, B. Sh., 31 vjeç dyshohet se ka plagosur me thikë fqinjin e tij B. Dh., 44 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pasi shkuan në vendin e ngjarjes shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, i cili akuzohet për “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës fqinjin e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 21.07.2021, rreth orës 03:05, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Shalës, Cërrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Sh., 31 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (thikë) fqinjin e tij, shtetasin B. Dh., 44 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi B. Sh. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.