AKTUALITET, 20 Korrik 2021, 18:35

Franca nis hetimet për përgjimet me Pegasus, u përgjuan rreth 50 mijë numra

Franca nis hetimet për përgjimet me Pegasus, u përgjuan rreth 50

Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim mbi pretendimet se shërbimet e inteligjencës marokene spiunuan disa gazetarë francezë duke përdorur programin Pegasus te kompanise izraelite NSO.

Hetimi nisi pasi media franceze e lajmeve investigative Mediapart bëri një ankesë ligjore për këtë spiunazh.

Ministria e Drejtësisë në Francë bëri të ditur se zyra e prokurorit do të shqyrtojë 10 akuza të ndryshme duke përshirë “shkeljen e privatësisë, akes të paligjshëm në pajisjet elekronike personale dhe shitje pa autorizim të pajisjeve që synojnë kapjen e të dhënave”.

Aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë dhe avokatë në të gjithë botën kanë qenë në shënjestër të qeverive autoritare të cilat kanë përdorur një softuer të shitur nga kompania izraelite e mbikëqyrjes, NSO Group.

Ky investigimi i bujshëm, vjen nga puna e prestigjiozes britanike, “The Guardian” dhe 16 organizatave të tjera mediatike në mbarë botën. Investigimi sugjeron se softueri me emrin “Pegasus”, është përdorur gjerësisht në mënyrë abuzive kundër kritikëve dhe gazetarëve në vende me qeveri, të cilat kanë tipare autokratike. Kompania NSO, insiston se “Pegasus” është krijuar vetëm për përdorim ndaj kriminelëve dhe terroristëve.

Sipas “The Guardian”, rrjedhja përmban një listë me më shumë se 50,000 numra, prej të cilëve ata kanë arritur të identifikojnë deri tani 1000 persona nga 50 vende të botës.