AKTUALITET, 20 Korrik 2021, 18:11

Aksident në Librazhd, tri automjete përplasen me njëra-tjetrën në “Kthesat e Murrashit”, paralizohet qarkullimi rrugor

Aksident në Librazhd, tri automjete përplasen me

Tri automjete janë përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit ” në aksin e rrugës kombëtare Librazhd -Elbasan

Mësohet se shkaku i aksidentit që ndodhi rreth orës 17:35 dyshohet se ka qenë tentativa për parakalim e një autoveture.

Fatmirësisht nga aksidenti kanë pësuar dëmtime fare të lehta dy persona ,ndërsa tri automjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale.

Ndërkohë qarkullimi për shkak të aksidentit është paralizuar plotësisht dhe shërbimet e policisë rrugore po punojnë për rikthimin e normalitetit në qarkullim pasi për momentin ka një fluks të madh në të dy kahet e rrugës.