TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Normalisht të gjithë kritikët e futbollit iu vërsulën trajnerit të Anglisë, Garet Sauthgejt për gabimet e bëra në gjuajtjet e penalltive nga lojtarët.
Një ndër ta ishte dhe Murinjo i cili si gjithmonë përdori finesën e tij për të kritikuar trajnerin e ‘’3 Luanëve’’.
‘’Sa i përket penalltive, ishte vendimi çuditshëm të godiste i fundit Saka. Unë mendoj se ështe presion i madh për një fëmijë të ketë atë peshë mbi supe në atë moment. Shumë lojtarë që duhet të jenë atje, largohen për të mos marrë përgjegjësi.
Sauthgejt është trajner i ndershëm dhe i mbron lojtarët e tij dhe nuk besoj se do të thotë Mos më pyetni se cili është pasi nuk do ta them, pasi një lojtar që duhet të ishte këtu dhe nuk është refuzoi të godiste penallti nlë Kupën e Botës. Ndonjëherë këto situata ndodhin dhe njerëz të ndershëm si Garet nuk e ekspozojnë lojtarin’’, tha Murinjo