TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbollistët e Italisë pas shpalljes kampion Europe janë vënë në qendër të merkatos futbollistike ku çdo skuadër e madhe i ka vënë syrin secilit prej tyre.
Momentalisht, emri më i përfolur në merkato është ai i Manuel Lokatelit i cili është gati hapit të madh në karrierë për tu bashkuar me një skuadër të madhe. 2 vite të kaluara te Sausolo e kanë rritur shumë në aspektin futbollistik dhe triumfi me ‘’axurrët’’ e ka vënë në qendër të merkatos. Borusia Dortmund, PSG-ja dhe Barcelona janë vënë pas 23 vjeçarit por dëshirat e vetme e tij mbetet, Juventusi.
Normalisht në zgjedhjen e tij ndikojnë dhe shokët e skuadrës të Italisë pasi një pjesë e mirë e tyre aktivizohen tek bardhezinjtë, por problem mbetet për momentin vetëm çmimi i kartonit të lojtarit. Sausolo kërkon për Lokatellin 45 milionë euro, çka janë shumë në një kohë të tillë krize, por vendimtar në këtë moment do të jetë vullneti i futbollistit dhe me Juventusin mund të gjendet shumë shpejt një marrëveshje.