SPORT, 12 Korrik 2021, 13:52

Eriksen udhëton këtë javë drejt Milanos, ja çfarë pritet të ndodhë me mesfushorin danez

Eriksen udhëton këtë javë drejt Milanos, ja


Kristian Eriksen pritet që të udhëtojë këtë javë drejt Milanos aty ku do të ndjekë me kujdes situatën e tij shëndetësore.

Danezi do t’i nënshtrohet analizave të detajuara nën sytë e mjekëve të Interit dhe më pas do të vlerësohet gjendja e tij. Çështje për momentin mbetet nëse do të heqin defribilatorin nga zemra e Eriksen apo duhet të vazhdojë ta mbajë në trup.

Kjo ndikon direkt dhe në të ardhmen e lojtarit, pasi me defribilator në zemër ligji italian nuk e lejon të luajë futboll. Sipas ‘’TuttomercatoWeb’’, Eriksen do të kërkojë dhe disa ditë relaksim nga klubi i Interit në mënyrë që të diskutojë me familjen të ardhmen e tij, se a do të vazhdojë apo jo të luajë futboll.