SPORT, 12 Korrik 2021, 12:13

VIDEO/ Në përpjekje për ta goditur, tifozët anglezë ngatërrojnë tifozin me sulmuesin që humbi penalltinë me Italinë

VIDEO/ Në përpjekje për ta goditur, tifozët anglezë


Bukajo Saka është njeriu më i urryer për tifozerinë angleze pas asaj penalltie të humbur ndaj Italisë ku këta të fundit u shpallën kampionë europe mbrëmjen e djeshme.

Në rrugët e Londrës, tifozët britanikë duken të frustruar dhe të nxehur pas asaj 11-metërshi dhe në rrugë kanë kapur një person që kishte ngjashmëri me sulmuesin anësor të Arsenalit.

Në pamjen e cila u bë virale, duken fansat e kombëtares së “3 Luanëve” gati për ta goditur, por më pas kuptuan se kishin ngatërruar person.

Një situatë e pahijshme kjo duke parë se Saka tani është njeriu më i sulmuar për momentin.

https://twitter.com/i/status/1414368047880708105