AKTUALITET, 3 Prill 2019, 08:42

Digjen dy makina gjatë natës në Durrës, dyshimet e pronarit

Digjen dy makina gjatë natës në Durrës, dyshimet e pronarit

Dy automjete janë djegur gjatë natës në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit rreth orës 01:30. Dy mjetet e djegura kanë qenë të parkuara pranë njëra-tjetrës.

Siç raportohet nga vendi i ngjarjes, fillimisht nga zjarri është përfshirë makina me targa AA 809 OR në pronësi të shtetasit B.Dervishi dhe më pas flakët kanë përfshirë pjesërisht dhe makinën që ndodhej e parkuar ngjitur saj.

Pronari i mjetit pretendon për zjarrvënie të qëllimshme. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.