AKTUALITET, 6 Janar 2019, 18:38

Detaje/ Heroinë drejt Italisë, si u zbulua plani i shoferit (Emri)

Detaje/ Heroinë drejt Italisë, si u zbulua plani i shoferit (Emri)

Të paktën 4 kg heroinë janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit. Lënda u gjet e fshehur në një kamion. Mësohet se lënda narkotike kishte destinacion Italinë. Ajo është gjetur brenda një çantë, të cilën e mbante drejtuesi i kamionit, i identifikuar si 39 vjeçari, Bledar Shqarthi.

Kamioni ku u gjet droga ishte i ngarkuar me konfeksione. Lënda narkotike është konstatuar gjatë kontrollit nga policia kufitare me qen të antidrogës.

Është shoqëruar drejtuesi i kamionit dhe po merret në pyetje nga policia.

Sipas saj, sasia e drogës e cila si destinacion mendohet se kishte Italinë nuk ka lidhje me firmën e materialeve, por ka qenë vetë shoferi që ka tentuar ta trafikonte drejt vendit fqinj.