TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jo vetëm Shqipëria, por pjesa më e madhe e Evropës është përshirë nga moti i keq me reshje bore dhe temperatura të ulëta. Tre persona vdiqën në Greqi, si pasojë e të ftohtit ekstrem që po përjeton vendi.
Tre persona, dy burra dhe një grua, të cilët ndodheshin në makinë në momentin kur u përfshinë nga përmbytjet në afërsi të Athinës, gjetën vdekjen.
Gruaja u gjet e vdekur nga i ftohti në makinë ditën e shtunë, ndërsa të dielën u gjetën trupat e dy burrave të përfshirë nga uji.
Greqia po përballet me një valë të zgjatur të të ftohtit ekstrem, me temperatura që zbresin në zona të caktuara deri në -18 gradë Celsius dhe shumë rajone janë mbuluar nga dëbora.