TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deputeti Edmond Spaho, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka ironizuar kryeministrin, pas lajmit të publikuar nga disa medie, lidhur me një tjetër projekt të qeverisë, atë për ndërtimin e aeroportit të Korës.
Teksa i sjell ndërmend premtimet e pambajtura, si për aeroportin e Kukës, Vlorës e Sarandës nga Kryeministri, Spaho ironizon duke thënë: “U mbush Shqiperia me autostrada, aeroporte, porte, konvikte ne 3D te cilat i “projekton” dhe “nderton” pelivani i Surrelit.”
Postimi i plotë:
Pasi u “vu” ne pune aeroporti i Kuksit dhe pasi u “ndertuan” aeroportet e Vlores dhe Sarandes tani po i vjen rradha aeroportit te Korces te “ndertohet” ne 3D. Kaq te lodhur jane nga “projektimi” dhe “ndertimi” saqe pertojne te marrin ndonje foto ne internet por vendosin per ilustrim foton e aeroportit te Tiranes.
U mbush Shqiperia me autostrada, aeroporte, porte, konvikte ne 3D te cilat i “projekton” dhe “nderton” pelivani i Surrelit.