TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një takim më të rinjtë e LSI-së në Vlorë tha se, studentët e këtij qyteti i bënë demaskimin më të madh kryeministrit Edi Rama.
Ajo u shpreh se, demaskimi që mori Rama ditë më parë gjatë takimit me ta në Vlorë, iu dha studentëve një forcë dhe vullnet, për të vijuar të palëkundur në kërkimi e të drejtave të tyre.
“Protesta e studentëve në Vlorë ka një vlerë të jashtëzakonshme, por ka edhe një vlerë historike sepse rinia e ka kuptuar se, kur janë të bashkuar dhe kanë një qëllim mund t’ia arrijnë. Demaskimin më të madh Ramës ia bënë studentët e Vlorës.
Ai demaskim iu dha forcë dhe vullnet studentëve. Ne politikanët ndonjëherë bëhemi cinikë, por harrojmë se edhe ne burimin e kemi tek populli. Asnjëri nga ne nuk e meriton atë që kemi, por më e pakta që duhet të bëjmë është që të kujdesemi për qytetarët”, tha Kryemadhi.