AKTUALITET, 13 August 2026, 11:38

Detaje/ Aksioni i RENEA-s gjatë natës, në shënjestër Inez Hajrulla. Kontrolle në banesa, "i forti i Vlorës" shpëton sërish

Forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA-s kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshme një aksion në Vlorë, në zonën e "Ujit të Ftohtë", në kuadër të një operacioni për kapjen e dhe arrestimin e personave në kërkim. Mes tyre, Inez Hajrullën, i njohur si "I forti i Vlorës.

Mësohet se, në fokus të këtij aksioni ka qenë kapja dhe arrestimit i Inez Hajrullës, i cili prej kohësh është në kërkim nga SPAK. Burime bëjnë me dije se për kapjen e Hajrullës janë ushtruar kontrolle në disa banesa të zonës, ku dyshohet se ai lëviz.

Por, pavarësisht kontrolleve, arrestimi i tij nuk është bërë i mundur, dhe deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar për persona të tjerë të arrestuar apo të shoqëruar. 

Inez Hajrrulla u rikthye edhe një herë në vëmendje, pas një episodi të pazakontë mbrëmjen e 1 gushtit në Vlorë, gjatë një kontrolli policor në një lokal në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Efektivët e Policisë kishin shkuar në subjekt pas një njoftimi për muzikë të lartë, por gjatë kontrollit janë përballur me një telefonatë ku nga ana tjetër e telefonit ishte Inez Hajrulla, i cili u ka kërkuar të largoheshin e të mos vijonin kontrollet në lokal.

Emri i tij u shfaq edhe në aksionin e SPAK të datës 7 mars të këtij viti, por që arriti sërish t'i shpëtonte.

Inez Hajrulla vijon te jetë në kërkim në bazë të një operacioni te ndërmarër nga Spak në godtijen e aktivitetit kriminal te drogës por edhe krimeve kundër jetës.

Hajrulla, një prej emrave më të përfolur prej vitesh në kronikën e zezë të Vlorës. Ai ka qenë objektiv i dy atentateve në qytetin e Vlorës. Njëri ndodhi në vitin 2017, Hajrulla ishte pre e një atentati me tritol ku mori dëmtime të rënda në të dyja këmbët, ndërsa tjetri ndodhi me 10 maj të vitit 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.

 Hajrulla është person i marrë në hetim për zhdukjen e Elvis Troqes në Vlorë, në korrik 2017. Përfshirja e tij në këtë çështje erdhi pasi një nga dëshmitarët, që është personi i fundit që ka takuar 25-vjeçarin Troqe, ka deklaruar për hetuesit se Elvisi ishte larguar nga lokali ku po qëndronin, duke i thënë se do të takonte një shok me emrin Ini, që dyshohet se i referohet pikërisht Inez Hajrullës, pasi në Vlorë njihet si “Ini i Çones”. Ai njihet për përplasjen e fortë me grupin Simomati.