SPORT, 9 Shkurt 2020, 11:54

Derbi i Madoninës/ Inter – Milan, formacionet e mundshme

Derbi i Madoninës/ Inter – Milan, formacionet e mundshme


Kanë mbetur  pak orë nga derbi i Milanos. Inter dhe Milan po përgatiten për një përballje tepër të rëndësishme, si për klasifikimin ashtu edhe për rëndësinë që ka kjo ndeshje për të dy skuadrat.

Antonio Conte nuk do të mundë të llogarisë për këtë ndeshje shërbimet e  Lautaro Martinez dhe Alessandro Bastoni, të cilët janë pezulluar, ndërsa mesfushorët Stefano Sensi dhe Roberto Gagliardini nuk janë 100% të gatshëm.

Portieri dhe kapiteni Samir Handanovic ka shumë pak mundësi të luajë, sepse nuk stërviti me topin as të shtunën për shkak të gishtit të thyer.

Zikaltërit do të rreshtohet me një 3-5-1-1  që nëse është e nevojshme mund të shndërrohet në 3-4-2-1. Eriksen do të jetë titullar dhe do të qëndroj pas Lukakut që është i vetëm  në majën e sulmit.

Ndërsa nga ana tjetër, rikthehen Zlatan Ibrahimovic dhe Simon Kjaer, të cilët munguan në barazimin 1:1 kundër Hellas Verona për shkak të gripit. Kuqezinjtë do të rreshtohen me një formacion 4-4-1-1, me Calhanoglun që do të luaj pas Ibras.

Formacionet e mundshme:

Inter (3-5-1-1): Padelli; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar; Candreva, Vecino, Brozovic, Barella, Young; Eriksen; Lukaku

Milan (4-4-1-1): G Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Theo Hernandez; Castillejo, Kessie, Bennacer, Bonaventura; Calhanoglu; Ibrahimovic