TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Chelsea fiton supersfidën e javës së 5-të të Premier League dhe nuk i ndahet Liverpoolit dhe Manchester United duke i barazuar në kuotën e 13 pikëve në krye të renditjes. Në derbin ndaj Tottenham në shtëpinë e Harry Kane me shokë, triumfoi pikërisht Chelsea me shifrat e thella 0-3.
Pas një pjese të parë me shumë raste por pa gola, Chelsea i Tuchel tregoi të gjithë supermacinë e tij me me dy gola të shpejtë nga Thiago Silva në të 49-ën dhe Ngolo Kante në të 57-ën.
Për të vendosur në kasafortë fitoren e bluve mendoi mbrojtësi gjerman Rudiger që shënoi në shtesë. Për Tottenhamin kjo ishte humbja e dytë radhazi pas asaj ndaj Crystal Palace me skuadrën e Nuno Espirito Santo që ka humbur terren në renditje.