TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Evertonit, italiani Karlo Ançeloti, foli ditën e sotme, përpara derbit me Liverpulin të vlefshme për Kupë, që është planifikuar të luhet të dielën.
“Do të jetë e vështirë, normalisht, por është një mundësi fantastike nëse përballemi me përqendrimin maksimal dhe pa frikë. Duhet të mendohet vetëm për atë që do të bëhet në fushë, pa shpërqendrime, për të bërë një performancë të shkëlqyer, e cila është ajo që duhet për të marrë më të mirën ndaj Liverpulit. Performanca normale nuk është e mjaftueshme për t’i mposhtur ata. Derbi është i rëndësishëm për tifozët. Kam luajtur ato të Romës dhe Milanos dhe e di se sa të ndryshme janë këto sfida nga të tjerat”, shprehet Anceloti.
Më tej ai shton: “Nuk po mendoj për transferime të mundshme, dua që së pari të vlerësoj tërë skuadrën në dispozicion. Unë kam një ide momentalisht, por çdo ditë mësoj diçka më shumë për lojtarët e mi. Nëse ka ndonjë shans, dhe klubi dëshiron, atëherë ne mund të forcojmë ekipin”.