SPORT, 28 Dhjetor 2019, 09:20

Propozimi më i bukur! Futbollisti i ulet në gjunjë të dashurës në mes të fushës (VIDEO)

Propozimi më i bukur! Futbollisti i ulet në gjunjë të

Momente emocionuese në fushën e blertë. Pas fitores 6-0 në ndeshjen e Ligave Inferiore në Turqi, portieri turk Arslan Uluhan ka marrë të dashurën e tij në fushë, Melisa Yildiz, duke e surprizuar me një super propozim. Futbollisti kishte përgatitur gjithçka për t’i propozuar partneres, duke iu ulur në gjunjë në mes të fushës së blertë dhe para gjithë tifozëve. Uluhan i ka treguar asaj kutinë e unazës, duke u ulur përballë të dashurës, ndërsa ajo s’ka përmbajtur dot veten nga emocioni. Tifozët e pranishëm në stadium kanë filluar të brohorasin, ndërsa Melisa i tha “Po” partnerit i saj, i cili zgjodhi mënyrën më të veçantë për t’i propozuar të dashurës së tij.
 
View this post on Instagram
 

When you combine the two things you love most ⚽ ❤️? @ordusporkulubu @uluars23

A post shared by 433 (@433) on