SPORT, 30 Dhjetor 2019, 16:28

Aksesorët e shtrenjtë të Cristianos shokojnë fansat

Aksesorët e shtrenjtë të Cristianos shokojnë fansat

Gjatë diskutimit në një panel të Konferencës Sportive Ndërkombëtare të mbajtur në Dubai, vëmendjen e vodhi dora e Cristiano Ronaldos. Siç mund ta shihni në vijim, futbollisti mban në gishtin e mesit një unazë fejese tipike për vajzat.

Unaza e fejesës mendohet se kushton afro 200,000 paund. Ajo përmban një diamant të madh në ngjyrë të verdhë-shampanje, i cili është i rrethuar nga diamantë të tjerë të vegjël. Përpos kësaj unaze, një tjetër u pa në gishtin e martesës, që mendohet se kushton 50,000 paund.

Futbollisti e kompletoi setin e askesorëve me një orë Rolex GMT-Master Ice, që kushton 380,000 paund. Ora mendohet se është ora më e shtrenjtë e Rolex, e cila përbëhet nga ar i bardhë 18 karat dhe diamantë 30 karat.