TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është arritur marrëveshja për sa i përket ndërrimit të pronësisë te Roma, me verdhekuqtë që tani do të kenë një pronar të ri.
Kjo konfirmohet nga “Il Messaggero”, teksa thuhet se marrëveshja mes Xhejms Palotës dhe “mbretit” amerikan të makinave Den Fridkin është arritur, me këtë të fundit që ka blerë klubin verdhekuq për shifrën e 780 milionë eurove.
Palët ishin në bisedime prej kohësh, por sipas burimit të sipërpërmendur vetëm tani është arritur marrëveshja. Thuhet se zyrtarizimi është vetëm çështje kohe, dhe pritet të vijë sot në orët e vona, ose nesër paradite.