BOTA, 21 Shtator 2022, 09:27

Macron: Referendumet false të Rusisë në Ukrainë një provokim tjetër

Macron: Referendumet false të Rusisë në Ukrainë një

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka quajtur një tjetër provokim, planet e Moskës për të mbajtur “referendume të rreme” në territoret e pushtuara nga forcat ruse në Ukrainë.

“Kjo nuk ka asnjë bazë ligjore”, tha Macron përpara fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork.

“Ideja e organizimit të referendumeve në territoret që kanë përjetuar luftë është shenjë e cinizmit”, theksoi Macron.

“Rusia duhet të largohet nga Ukraina dhe të respektojë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht”, tha ai.

Macron tha se ai i konsideron referendumet e rreme një imitim dhe parodi të një procesi demokratik.

“Nëse nuk do të ishte tragjike, ne do të qeshnim”, shtoi ai.