BOTA, 25 Nëntor 2021, 19:27

"Vajza me sy jeshilë" e kopertinës së "National Geographic" u shpëton talebanëve. Italia e strehon si refugjate

"Vajza me sy jeshilë" e kopertinës së "National

Vajza afgane me sy jeshilë, është një nga fotografitë më të njohura dhe ikonike të botës. Ajo u shfaq në kopertinën e revistës National Geographic në vitin 1984, kur ishte vetëm 12 vjeç dhe qëndronte në një kamp refugjatës për pakistanezët.

Sharbat Gula, u kthye në fytyrën e luftës në Afganistan dhe sytë e saj shpotitës tërhoqën vëmendjen e fotografit Steve McCurry. 

Gula është 40 vjeç dhe më në fund ka arritur të largohet nga Afganistani duke i shpëtuar regjimit të talebanëve. Ajo tashmë strehohet në Itali, ku do të nisë një jetë të re. 

Sharbat Gula ka patur një jetë mjaft të vështirë edhe pse fytyra e saj, është në fakt e njohur në mbarë botën. Ajo është e ve dhe ka katër fëmijë. 

Kryeministri italian Mario Draghi tha se vendi i tij ka organizuar evakuimin e Gulas, pasi ajo kishte kërkuar ndihmë për t'u larguar nga vendi. Qeveria italiane do ta ndihmojë për t'u integruar në shoqëri. 

Në vitin 1985, kopertina e revistës National Geographic me fytyrën e vajzës afgane u bë kopertinë më e famshme në historinë e kësaj reviste. 

"Vajza me sy jeshilë" e kopertinës së "National

Fotografi McCurry arriti ta lokalizonte Gulan pas 17 vitesh kërkime, duke e gjetur në vitin 2002 në një fshat të Afganistanit, ku ishte martuar me një bukëpjekës.  Ajo nuk është arsimuar asnjëherë dhe vuan nga hepatiti C.

Italia është një nga vendet europiane që ka strehuar afganë, pas largimit të forcave amerikane dhe "pushtimit" të vendit nga talebanët.