BOTA, 25 Shtator 2022, 17:36

Temperatura të pazakonta për vjeshtën, rajonet veriore dhe lindore të Turqisë mbulohen nga bora

Temperatura të pazakonta për vjeshtën, rajonet veriore dhe

Rajonet lindore dhe veriore të Turqisë janë mësuar me reshjet e borës gjatë stinës së dimrit, por nisja e tyre në një periudhë kaq të hershme ka befasuar dhe banorët.

Reshjet e borës ishin më intensive në Beyazsu, një malësi në lartësinë më të madhe të rajonit, rreth 2,450 metra nga niveli i detit.

Përveç bukurisë së “vellos” së bardhë, reshjet e borës sollën edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve, me drejtuesit e tyre që u gjendën të papërgatitur.

Temperaturat ranë ndjeshëm në pjesën më të madhe të Turqisë këtë javë me reshjet e shiut që u shtrinë në pjesën më të madhe të territorit.

Teksa shkojnë nën normat sezonale, disa rajone shohin reshjet e para të borës së vjeshtës, një dukuri jo e zakontë për stinën.

Parashikimet tregojnë mot të thatë dhe temperatura që kthehen në normalen sezonale pas motit relativisht më të freskët javën e kaluar.