BOTA, 25 Shtator 2022, 15:39

Ukraina i zvogëloi praninë diplomatike, vjen reagimi i Iranit: Do t'i japim përgjigjen e duhur!

Ukraina i zvogëloi praninë diplomatike, vjen reagimi i Iranit: Do

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani, tha se Teherani do t’i japë “një përgjigje të duhur” vendimit të Ukrainës për zvogëlimin e pranisë diplomatike, në shenjë proteste ndaj dërgesave të dronëve në Rusi.

Sipas agjencisë qeveritare e lajmeve IRNA, Kanaani citohet të ketë thënë, më 24 shtator, se Ukraina duhet të “përmbahet nga ndikimi i palëve të treta që kërkojnë të shkatërrojnë marrëdhëniet midis dy vendeve”.

Ukraina tha më 23 shtator, se do të zvogëlojë ndjeshëm numrin e stafit diplomatik të Ambasadës iraniane në Kiev dhe do t’ia heqë akreditimin ambasadorit të këtij shteti.

Kanaani tha se vendimi i Ukrainës ishte “i bazuar në raporte të pakonfirmuara dhe rezultoi nga një zhurmë mediatike nga palët e huaja”.

Irani në të kaluarën ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së dhe Ukrainës se po furnizon me dronë Rusinë.

Më 14 shtator, ushtria ukrainase publikoi imazhe që të një droni të Iranit, i njohur me emrin Shahed-136. Ukraina tha se për herë të parë ka hasur në një dron vetëvrasës iranian, që është përdorur nga Rusia në fushëbetejë.

Në korrik, inteligjenca amerikane paralajmëroi se Irani po planifikonte të dërgonte qindra dronë në Rusi për t’i përdorur në luftën në Ukrainë.

Irani fillimisht kishte mohuar akuzat, por kreu i Gardës Revolucionare Islamike së fundmi është mburrur se shteti i tij po armatos fuqitë kryesore botërore./ REL